Grow your YouTube channel like a PRO with a free tool
Get Free YouTube Subscribers, Views and Likes

Agaçi në SPAK Gjata: S’ka vlejtur reforma për sa kohë hetimet mbeten në nivele drejtorësh

Follow
Ora News

#oranews #clirimgjata #pd #spak #engjeagaci #intervista #anilazyberaj

Për ekspertin e çështjeve ligjore dhe anëtar i Këshillit Kombëtar të selisë blu, Çlirim Gjata, pak rëndësi sa është numri i urdhërarresteve të lëshuara këtë të premte nga Prokuroria e Posaçme, por më e rëndësishme është ajo që po ndodh me luftën e pandëshkueshmërisë në vend. I ftuar në studion e lajmeve në “Ora News” teksa ka referuar paraqitjen sot në SPAK të Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi, nuk ka asnjë zhvillim sa i përket çështjeve ku ky zyrtar është i përfshirë, në një kohë që lideri i opozitës mbahet i izoluar pa asnjë akuzë.

“Nuk më impresionojnë numrat e urdhërarresteve të SPAK, 43 apo 50 që janë bërë sot. E rëndësishme për mua është fakti që sot në SPAK ka shkuar Sekretari i Përjetshëm i Prokurorisë Ëngjëll Agaçi dhe asgjë nuk ndodh prej kohësh. Që kjo strukturë është e politizuar fakti është se hetimet për 130 milionë eurot e vjedhura në Bahskinë e Tiranës janë akoma në nivel drejtorësh, pasi si ka mundësi që në të tilla nivele korrupsioni me incineratorët Erion Veliaj dhe Edi Rama nuk kanë dijeni edhe pse janë arrestuar drejtorët e tyre. Pra për mua nuk ia kanë vlejtur ato 420 apo më shumë milionë eurot e shpenzuara për reformën dhe sistemin e ri të drejtësisë për sa kohë hetimet që ai zhvillon mbetet akoma në nivele drejtorësh, kur SPKA ka hyrë në mandatin e dytë të tij”, u shpreh ndër të tjera Çlirim Gjata.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/politike/agaci...

Follow Televizionin Ora News

Website: www.oranews.tv

Youtube http://bit.ly/2DDddtL

Facebook: http://bit.ly/2RkUN4s

Instagram   / oranewstv  

Twitter   / oranewsrtv  

posted by takovqq